Kushtet e Garancionit

Periudha e garancionit fillon nga data e blerjes dhe perfundon ne afatin e caktuar për vlefshmërin e garancionit në bazë të produktit. Sherbimi i garancionit do të kryhet në vendet e përcaktuara për servisim nga POINT Computers.

Shërbimet e transportit për produktin I cili është mbrenda garancionit i bartë vetë blerësi.

Garancioni mbulon riparimin (kthimin ne gjendje pune) falas të produkteve të shitura mbrenda afatit të garancionit për produktin e blerë nga POINT Computers.

Që të jetë I vlefshëm garancioni për produktin e blerë, pala blerëse duhet ti përmbahet këtyre udhëzimeve:

• Produkti të reklamohet prane servisit brenda periudhes së garancionit dhe të sillet në servis mbrenda këtij afati.

• Produkti shoqërohet me Faturen e Blerjes, si dhe duhet të ketë numrin serik. • Produkti duhet të mos jetë I hapur apo servisuar paraprakisht nga personat e pa autorizuar nga POINT Computers.

Për të gjitha produktet e blera nga POINT Computers afati për reklamimin e produktit në rast se produkti ka probleme është 24 Orë.

Blerësi është I obliguar që produktin ta sjell me të gjitha paisjet përcjellëse që I posedon produkti, si dhe paketimin original të tij, ndërsa POINT Computers me pranimin e reklamimit të produktit është I obliguar që ta zëvendësoj atë me produkt të ri apo kthimin e mjeteve nëse nuk ka produkt të njejtë për zëvendësim apo sipas marrëveshjes edhe me produktin që pala dëshiron dhe dallimi i cmimit paguhet, respektivisht kthehet.

POINT Computers është i obliguar që të bëjë diagnostifikimin e paisjes në afat prej 48 Orëve nga koha e pranimit në servis. POINT Computers ka për obiligim eleminimin e defektit sa më shpejt që është e mundur, në rastin me të keq për një periudhë 15-40 ditë pune. Në rast se defekti nuk mund te eliminohet, POINT Computers merr përsipër zëvendësimin me një produkt te njejtë apo rimbursimin e produktit. Gjithashtu produkti mund te zëvendesohet me një produkt me karakteristika te njejta ose më të mira, POINT Computers nuk merrë përgjegjësi për zavendësimin e njejtë të produktit i cili është jashtë prodhimit dhe tregut. Koha e garancionit të produktit të zëvendësuar/riparuar zgjatet për 15 ditë të tjera nëse defekti ka ndodhur në 30 ditëshin e fundit te garancionit, përndryshe ruhet data e skadencës së produktit fillestar. Garancioni nuk vlenë për: - Produktet me demtime fizike nga keqperdorimi ose pakujdesia.

- Pjeset e konsumueshme te produkteve Printer, Fotokopje, etj (toner, zhvillues, cilinder, etj).

- Programet (demtimi/fshirja/humbja e tyre).

- Demtimi nga viruset.

- Demtimi i plote/pjesshem i programeve apo informacioneve per shkak te defekteve te produktit. Eshte pergjegjesia e klientit ruajtja dhe rikuperimi i informacioneve ne produktet qe përdorë.

Garancioni nuk vlenë per defektet e shkaktuara nga:

- Mosrespektimi i instruksioneve per instalimin/perdorimin e produktit.

- Perdorimi i produktit ne ambiente te papershtateshme (pluhur, lageshtire, dridhje, nxehtesi, etj).

- Materiale te lengshme (uje, etj,),zjarri, shkaqe natyrore apo vjedhje.

- Mbitensioni elektrik ose puna me tension jashte kufijve 230 +/- 15% dhe te percaktuara ne manualin e produktit.

- Nese produktit i jane kryer sherbime apo instalime nga persona te pa autorizuar nga POINT Computers.

- Produktet “Monitor” nese kane me pak se 9 pika defektoze, jo te perqendruara (distance ≥ 15mm).

- Llampat e projektoreve pas afatit kohore 30 ditë nga blerja.

- Bateria e Laptopit pas afatit kohor prej 6 Muaj.

- Defektet e shkaktuara mbi produktin per shkak te lidhjes se tij me produkte te tjera, jo te blera ose te instaluara nga POINT Computers.

- Dëmet që mund të shkaktohen klinetit apo palëve të treta në aktivitetin e tyre, nga mosfunksionimi i produktit. Kjo është e vlefshme edhe kur ky mosfunksionim është për shkak të defekteve që mbulohen nga garancia.

-Dëmet që mund të shkaktohen nga softverët e pa licencuara,

Vërjejtje: POINT Computers nuk merrë përgjegjësi për instalimin e softverëve për të cilët pala nuk posedon licencë.Me rastin e shitjes së softverit të licencuar nga POINT Computers ajo dëshmohet në faturën blerëse. Para se te kontaktoni POINT Computers: - Bëjeni ruajtjen e të gjitha te dhenave personale dhe informacioneve konfidenciale ne hard drive. - POINT Computers nuk merr pergjegjesi per humbjen ose demtimin e programeve, te dhenave ose informacioneve tuaja.

- Nese keni marr ndonje mesazh te demtimit, shkruajeni me arsyen e demtimit dhe bashkangjiteni me produkt.

- Detyroheni te tregoni nese keni perditesuar BIOS verzionin, sistemin operativ, keni modifikuar apo ndryshuar ndonje hardware apo software.

Kontaktet për Servis:

Prishtinë:

Tel: 038 544 085 | www.point-computers.com